Sporti

Vjen reagimi i FFK’së për deklaratën e Ballkanit

04/27/2021 20:10
nga:L J

Pas ndeshjeve të xhiros së 30’të, KF Ballkani reagoi ashpër për ndodhitë e fundit në futbollin kosovar.

Ballkani kishte shkruar një letër – ku aludonte se Federata e Futbollit të Kosovës  po përcakton fituesin e Superligës e Kupën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Komisioni Disiplinor i FFK’së, ku kanë kërkuar fakte për letrën e publikuar nga KF Ballkani.

Ja reagimi i Komisionit Disiplinor:

“Për deklaratë publike ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, përmes akuzave të pavërteta, përdorimin e termave paushallë dhe të pa argumentuara (kalkulim dhe manipulim), lidhur me ecurinë e ndeshjeve, me çka shkel dispozitat e kodit të sjelljes sportive”, thuhet në vendim.

/GazetaBlic Sport