Lajme

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Drenasit nga “KRU Prshtina”

04/27/2021 17:44
nga:Y I

Qendra e qytetit të Drenasit nesër do të mbesë pa ujë nga ora 08:00-11:00 e mëngjesit.

Kjo për shkak të realizimit të disa projekteve infrastrukturore në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane, konkretisht ndërrimi i rrjetave të ujit nga azbesti në qytetin e Drenasit.

“Çdo investim në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për shërbime gjithnjë e më cilësore për konsumatorët tanë!”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”.

Numërohen 86% e votave në Tiranë, PS me 18 mandate!