Skuadra e Arbërisë ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Feronikelit.
Arbëria fitoi ndaj Feronikelit me rezultatin minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e fitores në këtë duel e realizoi, Kreshnik Bahtiri në minutën e fundit të takimit.
Pas ndeshjes, Kreshnik Bahtiri tha se është ndër golat më të rëndësishëm që ka realizuar.
“Patjetër, është ndër golat më të rëndësishëm është ky, i falënderojë të gjithë, jam shumë i lumtur. Ne do të shkojmë lojë pas loje për tre pikë, këto tre pikë kanë vlerë shumë të madhe dhe shpresojë që të mbesim në Superligë”, tha Kreshnik Bahtiri.
/GazetaBlic Sport


