Lajme

“Suksese Edi”- Enver Hoxhaj uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve

04/27/2021 16:56
nga:Y I

Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar për fitoren në zgjedhje, Edi Ramën, shkruan Gazeta Blic.

Hoxhaj në shkrimin e tij në Facebook thekson se fitorja e Edi Ramës tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel.

Fitorja e kryeminisrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët!

Suksese Edi ?
Urime Shqipëri ??

Limaj uron Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit