Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e tij në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.
Policia ndërkohë po merret me hetimin e rastin.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahitit
“Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e tij. Dyshohet se është vetëplagosur nga arma e tij. Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin”, ka deklaruar Zahiti.


