Showtime

Këto janë dhuratat super luksoze nga Ronaldo për Georgina Rodriguez

04/27/2021 15:03
nga:Genita C

Kur vjen momenti i dhuratave, Cristiano Ronaldo nuk kursehet aspak, aq më tepër kur bëhet fjalë për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Bizhuteri, fustane, çanta të shtrenjta dhe makina sportive, janë disa nga dhuratat për bukuroshen 27-vjeçare, por e fundit është e një tjetër dimensioni.

Ronaldo bleu një vilë për Georgina-n me vlerë 2,5 milionë euro, jo në Torino ku ata po jetojnë me fëmijët e tyre, por në Madrid.