Lajme

​Abazi publikon “dëshmi” për vjedhje të votave

04/27/2021 14:12
nga:M K

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, po vazhdon të pretendojë se po i tjetërsohen votat nga komisionerët në qendrën e numërimit.

Përmes një statusi në Facebook, Abazi ka publikuar disa fotografi të cilat sipas tij dëshmojnë deformimin e votave të tij, e të cilat më pas po i kalohen Partisë Socialiste, ose edhe po shpallen të pavlefshme.

Ky është statusi i tij i plotë:

Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit. Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një “X” të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme.

LEXO EDHE:

Numërohen 93% e kutive të votimit: PS kalon në 74 mandate