Sporti

Tifozët e futbollit kosovar shpërthejnë në njoftimin e Ballkanit: As ju nuk jeni të paqt

04/27/2021 13:16
nga:L J

Ballkani i është kundërpërgjigjur vendimit të Komisionit të Garave.

Komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore ndaj skuadrës nga Suhareka, me aludimin se ka akuzuar FFK-n për kurdisje të kampionatit, shkuarjes për Evropë dhe fituesin e Kupës.

Therandasit për këtë janë ndarë të zhgënjyer, duke bërë të ditur se asgjë nuk kanë shpifur, devijuar, por që kanë treguar realitetin.

Por ka pasur tifozë që nuk e kanë pritur edhe mirë postim e Ballkanit, duke i akuzuar edhe ata për kurdisje.

Ka edhe prej atyre që i kërkojnë skuadrës lidere të Superligës që t’i fitojnë ndeshjet e mbetura për tu bërë kampion, pasi fati është në duart e tyre.