Lojtari i Watfordit, Troy Deeney ka lavdëruar punën e mirë të Gerrard te Rangers.
Ai tha se ish kapiteni i Liverpoolit, meriton të drejtojë një skuadër të madhe si Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport.
“Për Tottenham, është një trajner që po bën një punë të mirë dhe po zhvillon lojtarë te Rangers. Ndoshta kjo është mundësia që Steven Gerrard e meriton”, tha ai për talkSPORT radio.
Ryan Mason është zgjedhur përkohësisht trajner i Spurs, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
/GazetaBlic Sport/


