Sporti

Real Madrid – Chelsea, gjithçka që duhet të dini para duelit të madh të Champions League

04/27/2021 11:05
nga:L J

Real Madrid do ta presë sot Chelsean në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions League.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet sot në ora 21:00, në Di Stefano, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid pritet të ketë disa mungesa për këtë takim.

Për Realin pritet të mungojnë lojtarë si: Kross, Mendy, Ramos dhe Valverde. Kurse për Chelsean pritet të mungojë vetëm kroati, Mateo Kovacic, pas një lëndimi muskulor.

Real Madrid është skuadra më e trofeshme në këtë kompeticion duke fituar 13 herë këtë garë.

Ndërkaq Chelsea e ka fituar Ligën e Kampionëve një herë në edicionin 2011/12.

Skuadra e Chelseat po kalon një formë të shkëlqyer në udhëtim duke fituar 8 nga 10 takime si mysafire, në këtë periudhë ata kanë barazuar vetëm 2 herë dhe nuk kanë humbur asnjë. Skuadra e Tuchel ka shënuar 14 gola në udhëtim dhe ka pësuar vetëm 3 në 10 takime.

Chelsea në 5 takimet e fundit në Premierligë ka 2 fitore, 2 barazime dhe një humbje dhe ndodhet në vendin e 4’të në tabelën e ligës angleze.

Kurse Real Madrid në 5 duelet e fundit në La Liga ka 3 fitore, dhe 2 barazime duke u renditur e 2’ta në tabelë, menjëherë pas rivalit të tyre lokal Atletico Madrid që kryeson tabelën e ligës spanjolle.

Të dy skuadrat kanë pasur rrugëtim të vështirë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid eliminoi skuadra të mëdha evropiane si Liverpool dhe Atalanta për të arritur deri në këtë fazë.

Ndërsa Chelseat i është dashur të mposht Atletico Madridin dhe FC Porton për të arritur deri në gjysmëfinale me Real Madridin.

/GazetaBlic Sport/