Lajme

Osmani, Kurti e Konjufca nuk u përgjigjen gazetarëve pas homazheve të memoriali i të pagjeturve

04/27/2021 10:23
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca sot kanë mbajtur homazhe te memoriali i të pagjeturve në Prishtinë.

Pas memorialit ata folën para mediave atë që kishin përgatitur, por që nuk pranuan pyetje nga gazetarët, përcjell GazetaBlic.

Një nga pyetjet që iu bë Albin Kurtit nga një pjesë e madhe e gazetarëve ishte nëse të pagjeturit do të jenë pjesë e diskutimeve në dialog, por as kjo pyetje nuk mori përgjigje nga kreu i ekzekutivit.

Kujtojmë se Kurti sot do të niset për në Bruksel, ku pritet të ketë takime me udhëheqës të lartë evropianë.

LEXO EDHE:

Erdhi dita, Kurti sot në Bruksel

/GazetaBlic/