Sporti

Firmino është problemi, ka humbur besimin në vete, thotë legjenda e Liverpool

04/27/2021 09:43
nga:L J

Legjenda e Liverpoolit, John Albridge ka deklaruar se Roberto Firmino është problemi te skuadra e Jurgen Klopp.

Roberto Firmino këtë edicion në Premierligë ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asistime, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo formë jo e mirë e ka bërë legjendën e Liverpoolit të reagoi ndaj tij, duke thënë se ai ka humbur besimin në vete.

“Roberto Firmino problemi. Ai e ka humbur plotësisht drejtimin e tij, unë kam qenë një nga fansat e tij më të mëdhenj, por ai ka vazhduar kështu për një kohë të gjatë. Ai ka humbur besimin e tij, besimi i tij në lojë duket se është zhdukur”, ka deklaruar Albridge raporton Liverpool Echo.

/GazetaBlic Sport/