Lajme

Latifi: VV mori vota qesharake në Shqipëri

04/26/2021 21:36
nga:Gazeta Blic

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar rezultatin e kandidatëve për deputetë në Shqipëri të cilët u përkrahën nga Lëvizja Vetëvendosje. Tre kandidatët nuk arritën të sigurojnë votat që të futen në parlamentin e Shqipërisë.

Latifi thotë se VV pësoi humbje qesharake atje.

“Fakti se Vetëvendosje ka dalë shumë keq, ka marrë një sasi të papërfillshme të votave, madje mund të themi vota qesharake…’, thotë Latifi në T7.

“Nuk konsideroj se kjo ka qenë ndonjë problem që ka pasur ndonjë influencë të caktuar në vjedhjen e debatit e rrjedhimisht edhe votave”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Kurti: Populli austriak zë i fuqishëm në mbështetjen e Kosovës