Lajme

Nga nesër ndalohet qarkullimi në këtë rrugë të Prishtinës, Ahmeti tregon arsyen

04/26/2021 19:39
nga:Gazeta Blic

Nesër pritet të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza” duke bërë që kjo rrugë të jetë e bllokuar për qarkullim.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook.

“Prej nesër do të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”. Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, ka shkruar Ahmeti.

LEXO EDHE:

Kryeziu: Zyra e Kryeministrit nuk ka pranuar ftesë për takim më 11 maj, dakordimi për vazhdim dialogu mund të jetë bërë me Beogradin