Sporti

Casillas: Njerëzit duhet ta kuptojnë që futbolli duhet të ndryshoj

04/26/2021 16:29
nga:L J

Ish portjeri i Real Madrid, Iker Casillas i cili mbylli karrierën te klubi portugez, FC Porto, ka folur për Superligën Evropiane.

Ai është deklaruar për këtë garë në një bisedë në Youtube, me ish portjerin Santi Canizares, shkruan GazetaBlic Sport.

“Të gjithë do të duhet të hyjmë në një botë të re, një sfidë të re. Nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë që futbolli duhet të ndryshojë ”, ka deklaruar spanjolli.

Biseda e plotë e portierëve do të transmetohet sot në ora 20:00.

Ja linku

/GazetaBlic Sport/