Sporti

PSG do të luajë kundër “murit” të Manchester Cityt

04/26/2021 14:08
nga:L J

PSG mirëpret Manchester City këtë të mërkurë në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Në mënyrë që të marrin një opsion për në finale, parisianët do të duhet të thyejnë mbrojtjen më të mirë të garës, përcjell GazetaBlic Sport.

Me vetëm tre gola të pësuar që nga fillimi i Champions League, City ka treguar një forcë të jashtëzakonshme.

Me posedimin e 62.1% mesatarisht për lojë, e dyta më e larta pas Barça, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola privon rivalët e saj nga topi dhe mekanikisht nga mundësitë.

Ndeshja mes PSG dhe Manchester City zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport