Ai po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Real Madrid, andaj Raphael Varane u përgjigj në mënyrë të paqartë kur u pyet për procesin e rinovimit.
“E ardhmja ime është e qartë: Fokusi im është në përfundimin e këtij sezoni. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha mbrojtësi qendror në një konferencë për shtyp.
“Angazhimi im për ekipin është i madh. Kemi lojëra që na motivojnë dhe unë jam i përqendruar që të lë gjithçka në fushë ”, shtoi francezi pa lënë asnjë të dhënë për sezonin e ardhshëm.
Gazeta Marca raportoi sot se Varane do të mendojë të mos rinovojë kontratën e tij me Real Madrid, duke hapur rrugën për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni.
Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë destinacionet e mundshme në një marrëveshje që mund të arrijë 50 milion euro.
/GazetaBlic Sport


