Lajme

Bekë Berisha ka një kërkesë për Qeverinë

04/26/2021 10:42
nga:Q R

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pasur një fjalim të shkurtë në Kuvend të Kosovës.

Berisha në seancën e sotme shkurtimisht ka thënë se ora policore e vendosur si masë nga Qeveria Kurti është logjikë e kontrollit.

Ai tha se kjo qeveri po i vendos policët si kujdestarë politik.

“Ora policore është logjikë e kontrollit jo logjikë e mbrojtës së shëndetit publik, po i vendosin policët si kujdestarë politik, po i maltretojnë pa asnjë efekt”, ka thënë Berisha.

Ai ka kërkuar që të hiqet ora policore.

“Largone orën policore dhe lirone qarkullimin e lirë”, tha ai.

Ky është përditësimi i fundit nga zgjedhjet në Shqipëri