Shkëndija nga Tetova është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut. Ky është titulli i katërt në histori të klubit kuqezi.
KF Shkëndija pas fitores ndaj Borecit në ditën e djeshme, ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi kosovar, SC Gjilani është ndër klubet e para shqiptare që ka uruar klubin nga Maqedonia e Veriut për këtë sukses të radhës.
“Përgëzime”, shkruan SC Gjilani në faqen zyrtare, ku shihet një fotografi me logot e dy skuadrave të përmendura.
/GazetaBlic Sport



