Sporti

Mesut Ozil “tallet” me Tottenhamin pas humbjes së tyre në finale

04/26/2021 09:16
nga:L J

Mesut Ozil është “tallur” me ekipin e Tottenham Hotspur pas humbjes së tyre në finalen e Kupës Carabao ndaj Manchester City.

Spurs po presin për një trofe që nga viti 2008 dhe kjo e ka shtyer Ozilin të tallet me Tottenhamin, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Arsenalit, Ozil, u gëzua kur pa rivalët e tij të ish-skuadrës të dështonin përsëri ndërsa postoi: “Mbetet me pluhur…”

Ai i referohet kabinetit të trofeve të Tottenhamit, i cili sipas tij mbetet me pluhur, pasi nuk ka trofe.

/GazetaBlic Sport