Real Madrid pritet të ketë në dispozicion Toni Kroos për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma kundër Chelsea.
Mesfushori gjerman ka humbur tre ndeshjet e fundit të Realit si masë paraprake dhe ka punuar në palestër për të parandaluar dëmtimin, përcjell GazetaBlic Sport.
Sidoqoftë, ai u kthye në stërvitje të plotë me shokët e tij të dielën dhe tani duket se do të paraqitet ndaj ekipit të Premierligës.
“Ne duhet të rikuperojmë lojtarët, pasi të martën do të jetë më e vështira e sezonit”, tha Zidane pas ndeshjes me Betisin.
/GazetaBlic Sport


