Lajme

Edi Rama publikon një fotografi të Tiranës dhe dërgon një mesazh

04/26/2021 05:57
nga:Mergim Rreci

Kandidati për kryeministër të Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi nga lindja e diellit në Tiranë, shkruan Gazeta Blic.

Rama ka shoqëruar këtë fotografi me një mbishkrim të shkurtër.

“Çfarë agimi në Tiranë”, ka shkruar Rama.

Ndërsa, procesi i numërimit të votave të së dielës, ende është duke vazhduar.

Partia e Ramës, është duke kryesuar nga 210 mijë votat e numëruara deri më tani.