Lajme

Numërohen 120 000 fletë votimi: PS 58 372, PD 43 952, LSI 7 696…

04/26/2021 04:27
nga:Mergim Rreci

Nga rezultatet e para të publikuara nga KQZ, deri tani, KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar më shumë se 121 000 fletë votimi.

Deri më tani janë numëruar 121 348 fletë votimi të vlefshme, nga të cilat 58 372 janë për Partinë Socialiste; 43 952 janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 7 696 vota janë për LSI-në.

Ndërkohë, 2 224 vota ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme