Lajme

Zyrtare/ PS fiton bashkinë e parë, dalin rezultatet. Ja si u ndanë votat

04/26/2021 00:24
nga:Gazeta Blic

Partia Socialiste ka marrë fitoren e parë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Pustecin, ku janë numëruar të gjithë votat dhe sipas rezultateve përfundimtare Partia Socialiste është shpallur fituese.

Nga votat e numëruara, 868 janë për Partinë Socialiste, 473 vota për Partinë Demokratike. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim numëron 168 vota.

Bashkia e Pustecit është e para që nisi procesin e numërimit në të gjithë vendin.

 

E FUNDIT/ Dalin rezultatet e para zyrtar: Sa vota morën PS, PD dhe LSI