Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka deklaruar se do të dëshironte të qëndronte te Juventus përgjithmonë, pas barazimit me Fiorentinën.
Morata shënoi golin e barazimit për Juventusin në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.
Spanjolli është i huazuar nga skuadra, Atletico Madrid te Juventus dhe ka deklaruar se do të dëshironte të vazhdonte qëndrimin në Torino.
“Të gjithë e dinë se unë do të dëshiroja të qëndroja te Juventus përgjithmonë, por futbolli është një biznes, dhe lojtarët nganjëherë nuk kanë mundësi të zgjedhin”, ka deklaruar Morata për Sky Italia.
Sulmuesi ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 12 asistime në 39 paraqitje.
/GazetaBlic Sport/


