Sporti

LAJMI I FUNDIT: Manchester City fiton kupën e ligës së Anglisë

04/25/2021 19:21
nga:L J

Manchester City ka arritur t’a mposhtë Tottenham në finalen e EFL CUP.

Manchester City fitoi me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në takim e shënoi mbrojtësi francez, Laporte në minutën e 82’të të takimit.

Pep Guardiola me këtë ndeshje e fiton kupën e parë për këtë edicion, dhe është në rrugë të mirë të shpallet edhe kampion i Premierligës.

/GazetaBlic Sport/