Sporti

Xhevdet Llumnica: Fitorja e Prishtinës ndaj Dritës mund të jetë vendimtare për titullin kampion

04/25/2021 19:22
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës mori një fitore me shumë vlerë ndaj Dritës sot në Gjilan.

Kryqytetasit triumfuan me përmbysje me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic.

Betim Haxhimusa shënoi për epërsinë e Dritës, kurse Endrit Krasniqi barazoi shifrat me një gol të bukur në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi realizoi gol në minutën e 70’të për fitoren e madhe të skuadrës nga kryeqyteti.

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Xhevdet Llumnica, tha se kjo fitore ka ndikuar shumë në vetëbesimin e skuadrës.

“Mendoj se kjo fitore e Prishtinës kundër Drites si mysafire do të thotë shumë per lojtarët dhe klubin në përgjithësi. Sigurisht që ndikon në rritjen e vetëbesimit te lojtarët dhe i gjithë kampi i Prishtines dhe kjo vjen në momentin e duhur, kur çdo ndeshje ka rëndësi shumë të madhe. Pas kësaj ndeshje mendoj se Prishtina është favorite para Dritës dhe Ballkanit, sigurisht duke marrë parasysh që pas nje fillimi jo të mirë loja e Prishtinës ka pasur ngritje dhe tash është ekipi më në formë” tha Llumnica për GazetaBlic Sport.

Kutojmë që tashmë lufta për titullin kampion është e “zjarrtë” me Ballkanin dhe Dritën që janë në vendin e parë dhe të dytë me nga 64 pikër, kurse Prishtina në vendin e tretë me 63.

/GazetaBlic/