Inter sot fitoi me rezultat minimal ( 1-0 ), ndaj Veronës.
Golin e fitores për Inter e shënoi, Darmian në minutën e 76’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes trajneri i Inter, Antonio Conte deklaroi se puna e titullit kampion tashmë është pothuajse e kryer.
“Është e lehtë për t’u shpjeguar. Në atë vrapim, unë e shoh se 95 përqind e punës për Scudeto është kryer”, tha Conte.
“Ende nuk e kemi fituar, por ishte e rëndësishme të fitonim ndaj një skuadre e cila di të krijoj problem“, vazhdoi Conte.
“Kemi punuar shumë për dy sezone rradhazi, siç kam thënë edhe më parë, Inter nuk ka qenë garuese për një kohë të gjatë, për të fituar titullin është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por në fund pas rezultateve të mira, kjo i bënë lojtarët të besojnë në trajnerin e tyre”, përfundoi trajneri italian.
/GazetaBlic Sport/


