Ballkani poashtu ka triumfuar ndaj Gjilanit me rezultat 0 me 1.
Mevlan Zeka shënoi golin e fitores për skuadrën nga Suahreka në këtë takim, përcjell GazetaBlic.
Ishte kjo një fitore e madhe për skuadrën e Bledi Shkëmbit që tashmë e bën edhe më të “zjarrtë” garën për titullin kampion në Superligë.
Trajneri Shkëmbi tha se skuadra e tij luajti mirë ndaj një kundërshtari të vështirë dhe se mendon menjëherë për ndeshjet e tjera.
“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë. Por të rëndësishme janë tri pikë. Morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”, deklaroi Shkëmbi.
/GazetaBlic/


