Sporti

Kanë përfunduar dy duelet e Serie A, Inter vazhdon me fitore, Juventusi ndalet nga Fiorentina

04/25/2021 16:54
nga:L J

Juventusi është ndalur me barazim në shtëpi ndaj Fiorentinës.

Skuadra nga Torino ishte në disavatazh që nga minuta e 29’të e takimit kur Vlahovic shënoi nga penalltia për epërsinë e Fiorentinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Juventusin shifrat i barazoi, Alvaro Morata në fillim të pjesës së dytë më saktësisht në minutën e 46’të të takimit.

Ndërsa skuadra e Contes ka arritur të shënoi fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Veronës.

Për Inter shënoi mbrojtësi, Darmian në minutën e 76’të të takimit.

Juventus shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e 3’të, ndërsa Inter ndodhet e para me 79 pikë të grumbulluara.

/GazetaBlic Sport/