Sporti

Drita – Prishtina, formacionet zyrtare

04/25/2021 14:17
nga:L J

Xhiro e 30’të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje mjaft interesante.

Padyshim se kryendeshja e javës është ajo mes Dritës dhe Prishtinës, që luhet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, përcjell GazetaBlic Sport.

Drita aktualisht ndodhet në vendin e parë në tabelë me 64 pikë, katër më shumë se Prishtina që është në vendin e tretë në renditjen tabelare.

Para para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Blakçori, Cuculi, Arago, Limani, B.Shabani, Namani, Vucaj, Xh.Shabani, Haxhimusa, Fazliu.

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryezi.

/GazetaBlic Sport