Sporti

E konfirmon Pioli: Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë ndaj Lazios

04/25/2021 12:01
nga:L J

Stefano Pioli konfirmon se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Lazio dhe sugjeron që Mario Mandzukic mund ta zëvendësojë atë.

“Ibrahimovic po ndihet pak më mirë, por nuk është gati për nesër, ai mund të kthehet në ndeshjen tjetër kundër Benevento,” tha Pioli në një konferencë për shtyp.

“Ose Mandzukic ose Leao mund të luajnë përpara, Mario po ndihet mirë dhe ka karakteristikat e duhura për të na ndihmuar brenda zonës së kundërshtarëve.”

Milan pozicionohet në vendin e dytë në tabelën e Serie A – por ka vetëm tre pikë më shumë se Napoli që është në pestë.

Lazio dhe Milan takohen sonte me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport