Xhiro e 30’të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje mjaft interesante.
Padyshim se kryendeshja e javës është ajo mes Dritës dhe Prishtinës, që luhet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, përcjell GazetaBlic Sport.
Drita aktualisht ndodhet në vendin e parë në tabelë me 64 pikë, katër më shumë se Prishtina që është në vendin e tretë në renditjen tabelare.
Forma e dy skuadrave në pesë takimet e fundit:
- Drita: Tri fitore, dy barazime.
- Prishtina: Tri fitore, një barazim dhe një humbje
Pesë ndeshjet e fundit direkte:
- Tri fitore për skuadrën e Prishtinës dhe dy barazime.
/GazetaBlic Sport


