Sporti

Presidenti i UEFA’s jep lajmin e keq për të gjitha klubet që kërkuan të themelojnë Superligën Evropiane

04/25/2021 09:30
nga:L J

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka konfirmuar se 12 klubet e përfshira në debatin e javës së kaluar në Superligën Evropiane do të ndëshkohen.

Ai thotë se klubet kanë gabuar dhe duhet të ndëshkohen, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të gjithë duhet të marrin pasoja për atë që bënë dhe ne nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk ka ndodhur. Ju nuk mund të bëni diçka të tillë dhe thjesht të thoni: ‘Unë jam ndëshkuar sepse të gjithë më urrejnë”, tha fillimisht Ceferin.

“Por për mua është një dallim i qartë midis klubeve angleze dhe gjashtë të tjerëve. Ata u tërhoqën së pari, ata pranuan se kishin bërë një gabim. Duhet të kesh ca madhështi për të thënë: ‘Kam gabuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport.