Dhëndri në pritje Andrey Bukvetsky dhe dy vajza të ftuara në festën e tij para martesës, kanë vdekur pas shembjes së një ure në lindje të Rusisë. Mrekullisht tre vajza të tjera shpëtuan pasi makina u zhyt në ujë.
Bukvetsky po drejtonte makinën me grupin që po shkonin në festën para martesës së tij, por një urë e drunjtë mbi të cilën ata kaluan u shemb nga pesha e makinës duke përfunduar në ujërat e lumit.
Tre vajza arritën të shpëtonin nga xhami i pasëm i thyer i mjetit, ndërsa Bukvetsky mbeti i vdekur bashkë me dy pasagjerë.
Trupi i një vajze të gjetur brenda makinës u identifikua si Alina Pashkova.
Ndërsa dhëndri dhe një tjetër vajzë e quajtur Svetlana u morë nga rryma e ashpër e lumit në aksidentin shokues, trupat e te cileve ende nuk jane gjetur.
Ura e drunjtë ishte ndërtuar së fundmi por u shemb nga pesha e makinës, thonë raportimet nga rajoni lindor rus Primorsky.
Modelja 25 vjeçare Darya Kornilova, ishte mes të mbijetuarve. Në një postim ajo shkruante: “Jam gjallë. Arrita të dal nga dritarja e pasme e makinës”.
Më herët Kornilova postonte në rrjetet sociale sesi grupi po përgatiteshin për festën e beqarisë, duke mbushur makinën e tyre Lexus me pije.
Ajo dhe dy vajzat e tjera të mbijetuara raportohej se ishin në “gjendje të keqe fizike e psikologjike” por kishin dhënë dëshminë e tyre në polici për shembjen e urës mbi lumin Arsenyevka.
Sipas raportimeve, shoferi “ishte përpjekur të kthehej prapa” kur struktura e drunjtë kishte nisur rënien nga pesha mbi të, “por ishte tepër vonë” thonin mediat.
Dyert e makinës ishin të mbyllura në momentin e katastrofës por dritarja e pasme ishte thyer në momentin e shembjes së urës, duke lejuar që tre prej pasagjerëve të dilnin prej saj.
Prej disa ditësh grupet e shpëtimit po kërkojnë trupat e të humburve. /TheSun/
LEXO EDHE:
E rëndë – Viktima nga rasti në Pejë u qëllua për vdekje në prani të gruas dhe fëmijëve