Lajme

35 pacientë me Covid në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK

04/24/2021 12:13
nga:Y I

Në SHSKUK janë duke u trajtuar aktualisht 697 pacientë raporton Gazeta Blic.

580 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 544 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Postimi i plotë:

ShSKUK: Ulet gradualisht numri i të spitalizuarve nga Covid, 697 pacientë në trajtim

Ka vazhduar trendi i uljes graduale të numrit të rasteve të spitalizuara në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportimet zyrtare janë duke u trajtuar 697 pacientë.
580 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë
35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
544 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 281 pacientë
15 prej tyre në gjendje të rënduar
220 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
235 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive 106 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 58 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 78 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 416 pacientë
20 prej tyre në gjendje të rënduar
360 të konfirmuar pozitivë
309 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 71 pacientë
Spitali i Pejës, 87 pacientë
Spitali i Gjilanit, 78 pacientë
Spitali i Ferizajt, 56 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë