Lajme

“Kosova të pret, ne të presim”- Hoxhaj uron Thaçin për ditëlindje!

04/24/2021 11:06
nga:Y I

Ud i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar për ditëlindje ish-Presidentin Thaçi.

Hoxhaj e ka cilësuar Thaçin një lider të pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës duke u mishëruar përgjithmonë me të.

“Udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngusht e të pandashme nga emri i tij. Në ditëlindjen e tij të 53-të, me zemrat e lënduara që nuk e kemi pranë nesh, por, padyshim krenar për atë që ai përfaqëson, i dërgojmë urimet më të ngrohta themeluesit të shtetit tonë” shkruan Hoxhaj në facebook.

Postimi i plotë:

Ish-presidenti Thaçi ka sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush