Pas rrahjes masive në kryeqytet, saktësisht te Rruga B, Policia e Kosovës kaarrestuar gjashtë persona.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se si ndodhi kjo rrahje masive.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, e të arrestuarit ishin të përfshirë në përleshje, ndërsa dy nga këta që u shoqëruan në stacion patën lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.
“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.
Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë) dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor.
Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka knofirmuar Flora Ahmeti.
Rrahje te ‘Rruga B’ në kryeqytet, të përfshirë disa persona