Lajme

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri para selisë qendrore të PDK-së

04/23/2021 22:15
nga:M K

Para më pak se një ore janë dëgjuar të shtëna armësh në afërsi të selisë qendrore të PDK-së.

LEXO EDHE:

LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë zjarri para selisë qendrore të PDK-së

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa zëdhënësja e Policisë për komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për GazetaBlic se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha ndër të tjera Ahmeti për GazetaBlic.

/GazetaBlic/