Lajme

Vuçiq të dielën në Bruksel, shpreson se dialogu me Kosovën të vazhdojë në maj

04/23/2021 15:37
nga:M K

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ai do të udhëtojë në Bruksel të dielën, 25 Prill, ku do të bisedojë me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe se shpreson që dialogu me Prishtinën të vazhdojë në maj.

Vuçiq tha se ai do të kishte disa takime të dielën, pasi të mbërrinte në Bruksel, ndërsa të hënën ai do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, një pritje speciale dhe një takim të gjatë me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

LEXO EDHE:

Prekëse – Një person i moshës 35 vjeç, një nga tetë viktimat e 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kosovë