Sporti

Zinedine Zidane: Ne kemi të drejtë të luajmë në Ligën e Kampionëve, çdo vendim tjetër do të ishte absurd

04/23/2021 14:16
nga:Mergim Rreci

Zinedine Zidane foli për shtyp përpara ndeshjes së Real Madridit në La Liga me Real Betis të shtunën.

Lajmi i madh i ditës erdhi nga UEFA, të cilët kanë pohuar se Real Madrid nuk do të skualifikohet nga Champions League për rolin e tyre në krijimin e një Super League dhe Zidane mendoi se ishte qesharake që madje ishte bërë një sugjerim i tillë.

“Ne kemi të drejtë të luajmë në Champions League, është absurde dhe ne do të përgatitemi për të,” tha ai, përcjell GazetaBlic.

Për momentin, UEFA ka vendosur të shtyjë çështjen dhe nuk parashikohen sanksione në afat të shkurtër, pavarësisht irritimit të organizatës për veprimin e këtyre klubeve. Një vendim zyrtar do të duhet të presë.

/GazetaBlic/