Julian Draxler ka vendosur të largohet nga PSG kur kontrata e tij skadon këtë verë, sipas SPORT1.
Mesfushori thuhet se do të bëhet një agjent i lirë dhe pret që transferohet tek një skuadër tjetër, përcjell GazetaBlic.
Mesfushori ka qenë një lojtar dytësor në Parc des Princes dhe largimi i tij do të njoftohet zyrtarisht pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të PSG-së në Ligën e Kampionëve me Manchester City javën e ardhshme.
Pavarësisht raportimeve që Draxler i është ofruar Bayern Munich, ai do të bëhet një agjent i lirë në fund të sezonit.
/GazetaBlic/


