Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur një konferencë për media, raporton Gazeta Blic.
Haxhiu theksoi se kanë pranuar disa informacione për shkelje në Shërbimin Korrektues dhe paralajmëroi masa ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues.
“Që nga momenti që kam pranuar detyrën e Ministres së Drejtësisë unë dhe kabineti im jemi zotuar në zbatimin e ligjit dhe kthimit të dinjitetit në këtë institucion pavarësisht sfidave dhe pengesave që mund të kemi gjatë rrugës. Deri tani kemi identifikuar probleme dhe kemi shfuqizuar disa vendime të paligjshme. Krahas përkushtimit për zbatimin e programit tonë qeverisës ne po ashtu do të vazhdojmë me adresimin e shkeljeve në Ministrinë e Drejtësisë. Në vazhdën e kësaj ne kemi pranuar në kabinet disa informacione për shkelje brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Sot do të procedojmë për marrjen e masave ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues” tha Haxhiu para mediave .
“Sa i përket shkarkimit të drejtorit të SHKK-së unë si Ministre nuk kam të drejtë që ta shkarkoj por kërKesa do t’i shkoj Këshillit Shtetëror për vlersim dhe disiplinë dhe ky Këshill kur të analizon faktet që do t’i procedojmë sot nga MInistria e Drejtësisë mund të kërkoj shkarkimin e zotit Thaçi” tha Haxhiu raporton Gazeta Blic.