Sot rreth orës 09:30 minuta ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan përkatësisht në fshatin Mramor.
Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhë një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet.
Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident” tha Ahmeti.


