Sporti

Barazoi rekordin e madh të golave te Napoli, Mertens emocionon me dedikimin prekës për gjyshen e tij

04/23/2021 08:23
nga:Mergim Rreci

Ishte një natë emocionuese për Dries Mertens, pasi ai barazoi rekordin e të gjitha kohërave të Napolit për golat e Serie A dhe ia kushtoi gjyshes së tij të sapo vdekur.

Përfaqësuesi i Belgjikës gjeti rrjetën me një goditje mahnitëse nga skaji i zonës gjatë fitores 5-2 ndaj Lazio, përcjell GazetaBlic.

Ky ishte goli i tij i 102-të në Serie A, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga Antonio Vojak në vitet 1930.

Ai ishte qartë i emocionuar më pas dhe dukej se fshiu lotët pasi tregoi qiellin.

Sipas raporteve, Mertens ia kushtoi golin gjyshes së tij, e cila ndërroi jetë javën e kaluar.