Lajme

Policia e Kosovës në terren për zbatimin e masave anti COVID -19

04/22/2021 23:28
nga:Gazeta Blic

Edhe sonte Policia e Kosovës është duke u përkujdesur që masat anti-Covid 19 të zbatohen duke qëndruar në krye të detyrës.

Zyrtarët policor dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetërore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë senzibilizim të plotë dhe bashkërëndim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve.

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mosmbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale.

Më poshtë postimi i plotë i PK-së:

Policia e Kosovës 24/7 në zbatim të planeve policore dhe masave anti COVID 19

Roli dhe funksioni i Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e Pandemisë, ruajtjen e sigurisë e shendetit të qytetarëve është i dukshëm.

Zyrtarët policor dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetrore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë senzibilizim të plotë dhe bashkërëndim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve.

Qëllimi kryesor i angazhimeve tona është shpëtimi i sa me shumë jetëve njerëzore përmes respektimit të masave të vendosura nga autoritetet.

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mosmbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale.