Lajme

Shefi i diplomacisë maqedonase Bujar Osmani nesër viziton Kosovën

04/22/2021 23:20
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë të premten, për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ministri Osmani do të pritet në takim bilateral nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në ora 09:40.

Ndërsa në ora 10:00, Bujar Osmani do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

LEXO EDHE:

Zemaj: Ne i kemi siguruar vaksinat, por kontrata erdhi pas kalimit të Qeverisë