Lajme

“Me bo me shtru pyetjen në Facebook a fluturon Albin Kurti, 90% del që po”

04/22/2021 22:09
nga:Gazeta Blic

Betim Musliu nga IKD, është shprehur se nuk u beson sondazheve online, për çështje të caktuara, në të cilat shumicën e herave i fiton Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Blic.

Kjo pasi që sipas tij, militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë të dhënë shumë pas liderit të tyre dhe se për ta nuk është fare e rëndësishme pyetje e cila shtrohet në ato sondazhe.

Musliu thotë se nëse e shtron një pyetje në Facebook, se a fluturon Albin Kurti, 90% e njerëzve do të votojnë se po, ai fluturon.

“Me bo me shtru pyetjen në Facebook a fluturon Albin Kurti, 90% del që po”, ka thënë Musliu në ATV.

Edi Rama: Nëse pas tri ditësh nuk ndodhë kjo gjë, unë largohem nga politika përfundimisht