Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se presidentja e Kosovës është e varur politikisht nga Albin Kurti.
Tutje ai tha se kjo është një nga arsyet kryesore pse kjo parti nuk e ka votuar për presidente Vjosa Osmanin, përcjell GazetaBlic.
”Nuk ka qenë qëndrim i imi personal. Nuk ka qenë qasje personale në raport me Vjosa Osmanin. Ka qenë vendim në përputhje me partinë e brendshme.
Kemi diskutuar në këshill drejtues të PDK-së e më pas edhe në Kryesi të PDK-së. Ne e shohim dhe e kemi parë Vjosa Osmanin si të varur politikisht nga Albin Kurti”, tha fillimisht ai.
Ndërkaq kur u pyet pse e varur nga Kurti, Hoxhaj tha:
”Pse është e varur nga Albin Kurti – mendoj se e ka treguar edhe pas zgjedhjeve”.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/