Drejtori i Lazios, Igli Tare konfirmoi se Simone Inzaghi do të nënshkruajë kontratën e re – sa të shërohet nga COVID.
“Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është sigurisht i rëndësishëm për të ardhmen tonë, veçanërisht në kohën në të cilën jetojmë. Për fat të keq, nuk është në duart tona”, tha Tare për Sky Sport Italia.
Tare siguroi se Inzaghi do të zgjasë kontratën e tij aktuale me Lazion.
“Ne tashmë kemi thënë, kur Inzaghi të kthehet ai do të nënshkruajë kontratën e tij. Ai është një person shumë i gjallë, energjik, kështu që në vetë-izolimin në shtëpi ai ndihet si një luan i mbyllur në kafaz. Ne flasim çdo ditë dhe ai po punon mirë nga shtëpia”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


